Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga 9 gushti vjen `New Born Festival 2024`

Vendi  |  06.08.2024 Ora 9:33   
Nga 9 deri më 13 gusht do të mbahet edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të vallëzimit “Newborn Festival 2024”.

Radiotelevizioni i Kosovës do të jetë sponsor medial i këtij festivali, ku pritet të marrin pjesë rreth 300 artistë ndërkombëtarë nga më shumë se 10 shtete të botës.

Lidhur me këtë është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes drejtorit të Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, dhe koordinatorit të Festivalit "New Born", Besnik Grajçevci.

Festivali ka karakter garues me një juri profesionale që do t’i vlerësojnë artistët. Festivali do të mbahet në Podujevë, Deçan, Prizren dhe do të përmbyllet në Prishtinë.

Festivali sjellë bashkëpunime ndërkombëtare kulturore që përfaqëson kulturën e vendit tonë dhe radhit Kosovën në listën e atyre shteteve që organizojnë festivale ndërkombëtare me rëndësi dhe përmasa të mëdha.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing