
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot (11.09.2024) me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacak, raporton Express.
Në njoftimin e Komunës thuhet se kjo qendër do të kontribuojë në reduktimin e numrit të qenve në rrugë, përmirësimin e shëndetit të tyre dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve.
“Gjithashtu, qendra do të ofrojë mundësi për adoptim dhe do të krijojë një ambient të sigurt dhe mbështetës për qen të braktisur”, thuhet në njoftim.