
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht në vise të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve të ketë mjegull.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s. /Telegrafi/