Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FIBULA Kosova, Touroperatori më i mirë në Ballkan për vitin 2024!

Vendi  |  12.12.2024 Ora 19:07   

FIBULA Your Travel Expert Kosova është shpallur Touroperatori më i mirë në Ballkan për vitin 2024 nga organizata e njohur BATI – Balkan Awards of Tourism Industry 2024!

Ky është një sukses i madh për këtë kompani që ka operuar me sukses për 25 vite në Kosovë, duke sjellë çdo vit destinacione të reja dhe oferta inovative për pushime. Ky çmim tregon përkushtimin dhe cilësinë që FIBULA ofron për klientët e saj, duke qenë një ndër emrat më të njohur në industrinë e turizmit në rajon.

BATI – Balkan Awards of Tourism Industry është një nga eventet më prestigjioze në industrinë e turizmit në Ballkan. Çdo vit, ky organizim vlerëson arritjet më të mëdha të kompanive, individëve dhe projekteve që kanë kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në rajon.

Edicioni 2024 i BATI ka sjellë në qendër të vëmendjes kompani si FIBULA Kosova, duke njohur cilësinë e shërbimeve dhe inovacionin që këto kompani ofrojnë për klientët e tyre. Çmimet ndahen në kategori të ndryshme, si:

  • Touroperatori më i mirë
  • Agjencia më e mirë e udhëtimeve
  • Destinacioni më i vizituar
  • Hotelet dhe resortet më të mira

Për më shumë informacion rreth ofertave dhe destinacioneve të reja, vizitoni FIBULA Kosova dhe zbuloni botën me ta!

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing