
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti kinez i teknologjisë, Xiaomi, më 23 maj do të prezantojë modelin e shumëpritur YU7, një SUV elektrik që analistët e cilësojnë si një sfidues serioz ndaj Tesla Model Y.
Sipas Reuters, CEO dhe themeluesi i kompanisë, Lei Jun, ka konfirmuar se YU7 do të prezantohet krahas edhe produkteve të tjera të reja, përfshirë smartfonin e ri Xiaomi 15S Pro dhe çipin mobil të zhvilluar vetë nga Xiaomi, Xring O1.
Sa i përket makinës luksoze, bëhet e ditur se YU7 – pasardhës i sedanit SU7 që u lançua vitin e kaluar – vjen si një tentativë për të rritur praninë e Xiaomit në tregun e automjeteve elektrike luksoze.
Kujtojmë se, SU7 ka pasur sukses komercial, duke tejkaluar në shitje edhe Tesla Model 3 që nga dhjetori, megjithatë pas një aksidenti fatal në mars, porositë kishin pësuar ulje.