Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hollivudi në krizë: Aktorë, biznese dhe qyteti i ëndrrave në pritje të një rilindjeje

Film  |  23.05.2025 Ora 8:11   

Yaani King Mondschein, një aktore me karrierë të gjatë në televizionin amerikan, nuk e kishte menduar kurrë se roli i saj në serialin Quantum Leap në shkurt të vitit 2023 do të ishte angazhimi i saj i fundit për më shumë se një vit. Prej asaj kohe, ajo ka bërë mbi 100 audicione, por pa asnjë rezultat.

Situata e saj nuk është e izoluar. Sipas FilmLA, që monitoron xhirimet në zonën e Los Angelesit, prodhimi në lokacione filmike ka rënë me mbi 22% vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Të gjitha kategoritë kryesore të xhirimeve kanë shënuar rënie.

Kjo krizë po ndikon jo vetëm në aktorë, por edhe në bizneset ndihmëse. Garret Blutter, pronar i “Hollywood Depot Rentals”, një kompani që jep me qira pajisje për sete filmike, thotë se ka humbur gjysmën e të ardhurave dhe është detyruar të shkarkojë gjysmën e stafit. “Jemi duke mbijetuar muaj për muaj,” thotë ai.

Shkaktarët e krizës janë të shumtë: pandemia, grevat e gjatë të shkrimtarëve dhe aktorëve, konkurrenca nga shtetet e tjera me lehtësira fiskale, si Georgia dhe Kanada. Ndërkohë që në Kaliforni një produksion duhet të shpenzojë mbi 1 milion dollarë për të përfituar lehtësira tatimore, në Georgia s’ka as prag minimal – çka e bën këtë shtet më tërheqës për produksione të mëdha e të vogla.

Në përpjekje për të frenuar këtë eksod, kryetarja e Los Angelesit, Karen Bass, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të lehtësojë dhe ulë kostot për xhirimet brenda qytetit. Ajo ka premtuar procedura më të shpejta, më pak burokraci dhe tarifa më të ulëta për xhirimet në lokacione ikonike.

Ndërkohë, edhe në nivel federal ka pasur zëra të fortë, përfshirë ish-Presidentin Donald Trump, i cili ka propozuar një tarifë 100% për filmat që prodhohen jashtë SHBA-së dhe importohen në vend – një nismë që ka ngjallur reagime të përziera.

Përkundër krizës, shumë profesionistë në Hollywood janë ende duke pritur një kthesë. “Tash e kemi përmbysur rolin – audicionet janë bërë hobi, dhe puna dytësore ka mbet puna kryesore”, thotë Mondschein me ironi. Por as ajo, as të tjerët, nuk janë dorëzuar ende nga ëndrra e ekranit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing