Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Lee Soo Man: King of K-pop” – Dokumentari që zbulon historinë e legjendës së SM Entertainment

Film  |  05.06.2025 Ora 8:41   

Prime Video publikoi dokumentarin e fundit Lee Soo Man: King of K-pop, që ndjek karrierën e themeluesit të legjendarit SM Entertainment, Lee Soo Man, dhe ndikimin e tij në industrinë e K-pop-it.

Dokumentari përshkruan periudha të ndryshme të karrierës së tij, përfshirë sukseset e shumta, marrëdhëniet me artistët e njohur nga label-i, dhe largimin jo pa tension nga SM, për t’u fokusuar më pas në kompaninë e tij të re, A2O Entertainment.

Në premierën e filmit në prill, Lee Soo Man ishte i pranishëm bashkë me artistë si Taemin nga SHINee, Choi Siwon nga Super Junior dhe vajzat e Girls Generation: Tiffany, Sunny dhe Hyoyeon. Gjithashtu, grupi i ri kinez nga A2O, A2O May, performoi në event dhe ndau emocionet e tyre për këtë mundësi.

Regjisorja Ting Poo, e njohur për dokumentarin e Val Kilmer Val, foli për përfshirjen e videove prekëse, përfshirë skena nga funerali i anëtarit të SHINee, Jonghyun, që shkaktuan debate. Ajo theksoi se qëllimi ishte të trajtoheshin jo vetëm momentet e suksesshme, por edhe sfidat dhe tragjeditë në botën e K-pop-it, me respekt dhe seriozitet të plotë.

Dokumentari pritet të sjellë një pasqyrë të thellë dhe komplekse të industrisë së K-pop dhe legjendës që e ndryshoi atë.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing