Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nga 8 deri më 14 qershor, qyteti Alpin i Annecy-t në Francë do të shndërrohet në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të industrisë globale të animacionit me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Annecy, i cili këtë vit shënon edicionin e 40-të.
Nga një event fillestar për adhuruesit e animacionit, Annecy është kthyer në një platformë kryesore për studio të mëdha si Netflix, Disney/Pixar, Warner Bros., DreamWorks, Sony dhe Paramount, si dhe për komunitetin e pavarur ndërkombëtar. Dy nga fituesit e festivalit në vitin 2024, “Flow” nga Letonia dhe “Memoir of a Snail” nga Australia, u nominuan për Oscar, duke dëshmuar ndikimin e festivalit në industrinë botërore.
Në festival do të prezantohen premierat e filmit dhe serialeve më të pritura të vitit, përfshirë “Zootopia 2” dhe “Elio” nga Disney dhe Pixar, serialin animuar të Netflix “Stranger Things” dhe shumë të tjera. Një moment i veçantë do të jetë ceremonia ku Matt Groening, krijuesi i “Simpsons”, do të nderohet me çmimin “Honorary Cristal” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e animacionit.
Festivalin karakterizon përzgjedhja e pasur dhe globale e filmave konkurrues, nga prodhimet kineze e japoneze, te projektet europiane dhe përfaqësuesit e rinj të Afrikës dhe Amerikës Latine. Pjesë e festivalit janë edhe seancat “Work in Progress” ku prezantohen projektet në zhvillim nga studio të njohura si Warner Bros. Pictures Animation dhe Netflix.
Drejtuesit e festivalit theksojnë se Annecy është një laborator ku studio të mëdha dhe artistë të pavarur bashkëpunojnë dhe e formësojnë të ardhmen e animacionit global.