Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Snoop Dogg i jep lamtumirën qenit të tij të dashur, Juelz

Muzikë  |  13.06.2025 Ora 10:02   
Reperi i njohur Snoop Dogg ka njoftuar ndarjen nga jeta të qenit të tij të dashur, një French Bulldog me emrin Juelz.

Përmes një postimi emocional në Instagram, ai shkroi: “Prehu në paqe @juelzbroadus. Faleminderit Wiz që ma dhurove.” Sipas TMZ, Wiz Khalifa ia kishte dhuruar Juelz-in si surprizë për ditëlindjen e 43-të të Snoop-it në vitin 2014.

 Juelz ishte shpesh pranë reperit në studio, në evente dhe rreth miqve të tij të famshëm. Snoop madje kishte krijuar një llogari të veçantë në Instagram për të, me mbi 50 mijë ndjekës.

Në një tjetër postim, Snoop publikoi një video me kujtime të qenit, të shoqëruar nga kënga “See You Again” e Charlie Puth dhe Wiz Khalifa, duke shkruar: “Më mungon qeni im @juelzbroadus.”

Snoop ka edhe një tjetër qen të kësaj race, të quajtur Frank, dhe në vitin 2022, ai lansoi një linjë aksesorësh për kafshë shtëpiake me emrin Snoop Doggie Doggs.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing