Zara Larsson ka pranuar se ambicia e saj e madhe është njëkohësisht një “bekim dhe një mallkim”.
Këngëtarja 27-vjeçare thotë se, pavarësisht suksesit, ajo shpesh ndjen se asgjë nuk është mjaftueshëm e mirë dhe e shtyn veten vazhdimisht të bëjë më shumë — gjë që mund të jetë “paksa e bezdisshme”.
Në një intervistë për podcastin Rolling Stone Music Now, ajo u shpreh:
“Kur je super ambicioz, kjo është si një bekim dhe mallkim. Mund të ndodhin gjëra të mrekullueshme, por shpirti yt s’do të jetë kurrë i kënaqur. Jam një person i lumtur në përgjithësi, e dua jetën time, por gjithmonë ka atë zërin brenda meje që thotë: ‘Mund të bësh më shumë. Mund të jesh më mirë’… Dua të jem numri një. Edhe vetëm për një moment.”
Zara tha se pendimi më i madh në karrierën e saj është pauza katërvjeçare mes albumeve So Good (2017) dhe Poster Girl (2021). Ajo pranoi se gjatë asaj kohe kishte shkruar pesë albume, por i kishte hedhur poshtë nga frika se nuk ishin mjaftueshëm komerciale apo të mira.
“Ndjeva shumë presion për të pasur një vazhdim të suksesshëm. Thjesht thoja: ‘Jo, jo, jo, nuk është mjaftueshëm mirë. Le të fillojmë nga e para.’”