Dua Lipa pritet të performojë dy netë radhazi në stadiumin legjendar Wembley në Londër më 20 dhe 21 qershor, si pjesë e turit të saj Radical Optimism. Sipas "The Sun", këngëtarja 29-vjeçare ka ftuar dy yjet britanike, Raye dhe Charli XCX, si artiste mbështetëse në këto koncerte.
Një burim tha për rubrikën Bizarre:
“Këto dy netë janë një moment historik për Duan, ndaj ajo dëshiron të ofrojë diçka të veçantë për fansat. Ekipi i saj i ka propozuar Raye të hapë koncertin e së premtes, ndërsa Charli XCX është në bisedime për të performuar të shtunën.”
Të tria artistet janë fituese të çmimeve BRIT dhe shumë të afërta me njëra-tjetrën. Raye dhe Charli do të performojnë gjithashtu edhe në Glastonbury Festival, vetëm pak ditë pas shfaqjeve në Wembley, ndaj koncertet priten të jenë një “ngrohje perfekte” për to përpara festivalit.
Një burim shtoi:
“Ajo ende nuk e beson që do të kryesojë në Wembley. Dua që të ndjehet si një diskotekë gjigante dhe që çdo fans të ketë një përvojë të paharrueshme. Do të kalojë mes turmës gjatë një kënge, për të ruajtur ndjesinë e afërsisë me publikun, edhe pse janë 80,000 vetë.”