Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora ndezi skenën në Capital’s Summertime Ball në Wembley

Muzikë  |  16.06.2025 Ora 16:44   
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora elektrizoi skenën në Capital’s Summertime Ball me Barclaycard, të mbajtur të dielën, 15 qershor, në stadiumin Wembley përpara një audience prej mbi 80 mijë vetësh. Ajo ishte një nga emrat kryesorë të mbrëmjes, përkrah yjeve si Will Smith, Jade Thirlwall dhe Jessie J.

Rita Ora, ndezi skenën me hitet e saj të bujshme, duke tërhequr vëmendjen me një veshje prej lëkure, një komplet me pantallona shumë të shkurtra dhe ‘crop top’, të cilat theksonin siluetën e saj. Ajo e kompletoi pamjen me çizme të zeza deri në gju.

Surpriza e mbrëmjes erdhi me rikthimin e papritur në skenë të JLS, grupi i përbërë nga Aston Merrygold, Oritsé Williams, Marvin Humes dhe JB Gill, që ndezën publikun me një kolazh të hiteve të tyre si The Club is Alive, She Makes Me Wanna, Beat Again dhe Everybody in Love. Të veshur me xhinse moderne, ata u pritën me entuziazëm të madh nga publiku.

“Kanë kaluar 16 vite që nga performanca jonë e parë në Summertime Ball dhe nuk kishte mënyrë më të mirë për t’u rikthyer sesa me një surprizë të tillë për fansat tanë,” tha grupi, duke shtuar se ndjesia e të dëgjuarit 80 mijë njerëz që këndojnë fjalët e këngëve me ta ishte e paharrueshme.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing