Dr. Salvador Plasencia, një nga mjekët e akuzuar për furnizimin me ketaminë të aktorit Matthew Perry përpara mbidozës fatale, ka pranuar fajësinë për katër akuza për shpërndarje të ketaminës. Ai përballet me një dënim maksimal prej 40 vitesh burg.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Plasencia e quante Perry-n “idiot” në mesazhe tekstuale dhe fliste për përfitime financiare nga varësia e aktorit. Prokurorët thonë se ai siguroi ketaminë nga një tjetër mjek, Dr. Mark Chavez, dhe më pas ia shiti Perry-t për 4,500 dollarë, me qëllimin të bëhej furnizuesi i tij kryesor.
Matthew Perry, 54 vjeç, u gjet i pajetë në tetor 2023. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se ketamina ishte shkaku kryesor i vdekjes, ndonëse aktori kishte qenë në trajtim ligjor për depresion, por më vonë kishte filluar të kërkonte ketaminë në mënyrë të paligjshme.