Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të diskutuar me drejtuesit e Bayer Leverkusenit rreth transferimit të Xhakës. E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, mirëpo kjo shumë nuk ka bindur Leverkusenin. Klubi gjerman besohet se kërkon deri në 15 milionë euro për ta lëshuar 32-vjeçarin.
Në anën tjetër, një emër që është përmendur si pjesë e mundshme e negociatave është mbrojtësi Malick Thiaw, për të cilin interesohet trajneri i ri i Leverkusenit, Erik ten Hag. Megjithatë, Allegri nuk dëshiron të heqë dorë nga ai.
Granit Xhaka ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në Serie A, veçanërisht tani pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Leverkusenin, me të cilin fitoi kampionatin dhe zhvilloi 49 ndeshje, duke realizuar 2 gola dhe asistuar 7 herë.
Sipas faqes së njohur për vlerësimin e lojtarëve, Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të Xhakës është 12 milionë euro. Megjithatë, çmimi real në negociata mund të jetë më i lartë, duke marrë parasysh përvojën dhe ndikimin e tij në fushë.