Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Grupi amerikan i metalit Demon Hunter ka paditur Netflix-in, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të markës tregtare dhe konkurrencë të padrejtë lidhur me filmin e animuar hit “KPop Demon Hunters”.
Padia është ngritur nga Hyde Lane, kompania që përfaqëson grupin, ndaj Netflix, Netflix Studios dhe organizatorit të koncerteve AEG Presents.
Sipas grupit, suksesi i “KPop Demon Hunters” ka bërë që marka të zgjerohet përtej filmit, duke përfshirë muzikë, produkte promocionale dhe evente live – fusha në të cilat Demon Hunter vepron prej më shumë se dy dekadash.
Grupi pretendon se përdorimi i emrit “Demon Hunters” ka shkaktuar konfuzion te publiku. Në një rast të përmendur në padi, një prind bleu gabimisht bileta në vlerë prej afro 500 dollarësh për një koncert të Demon Hunter, duke menduar se bëhej fjalë për një koncert të “KPop Demon Hunters”.
Demon Hunter kërkon që Netflix të ndalohet së përdoruri emrin “KPop Demon Hunters” për muzikë, produkte dhe evente live, si dhe kërkon dëmshpërblim, ndërsa ka kërkuar që çështja të shqyrtohet nga një juri.
Netflix i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si “të pabazuara” dhe ka thënë se do ta mbrojë fuqishëm çështjen në gjykatë.
“KPop Demon Hunters”, i publikuar në qershor 2025, është bërë një nga sukseset më të mëdha të Netflix, me mbi 600 milionë shikime. Soundtrack-u i filmit ka kaluar gjithashtu 15 miliardë dëgjime në mbarë botën.