Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Projekti i shumëpritur “Superman”, i pari në universin e ri kinematik të DC të drejtuar nga James Gunn, po shfaq shenja të forta suksesi që para premierës zyrtare.
Sipas të dhënave të publikuara nga National Research Group (përmes Deadline), filmi parashikohet të hapë me një shumë prej 125 deri në 145 milionë dollarë në SHBA gjatë fundjavës së parë. Megjithatë, burime të tjera sugjerojnë një shifër më të kujdesshme, mes 90 dhe 125 milionë dollarë.
Një nga indikatorët e fortë të interesimit është suksesi në Amazon Prime Early Access, ku “Superman” theu rekordin e Fandango për më së shumti bileta të shitura në ditën e parë për vitin 2025.
Filmi, që është shndërruar në një test vendimtar për të ardhmen e DC Studios, ka qenë subjekt i spekulimeve për buxhetin. Disa burime thonë se buxheti total arrin në 363.8 milionë dollarë, që do të kërkonte mbi 736 milionë të ardhura globale për të mbuluar shpenzimet dhe për të sjellë fitim. Por DC pretendon se pas uljeve tatimore dhe stimujve financiarë, buxheti efektiv është rreth 225 milionë dollarë, duke e ulur pragun e rentabilitetit në rreth 450-562 milionë dollarë.
Filmi është vëzhguar nga afër si një test i madh për drejtimin e ri të DCU, dhe suksesi i tij potencial mund të përcaktojë ecurinë e gjithë serisë së ardhshme të filmave. Me një fushatë marketingu agresive dhe një bazë të fortë fansash, mbetet të shihet nëse ky Superman do të arrijë të fluturojë në box office – apo jo.