BMW ka prezantuar një version unik të motoçikletës elektrike në bashkëpunim me markën australiane Deus Ex Machina.
Ky model special shndërrohet në një “mobil DJ”, me katër altoparlantë Marshall.
Automjeti është dizajnuar për t’u përdorur në ambiente urbane dhe është i përshtatshëm për performanca muzikore në lëvizje.
Edicioni i veçantë nuk do të jetë në shitje, por do të ekspozohet në dyqanet BMW dhe ato të Deus në Francë.
Ndërsa modeli standard CE 02 fillon nga 7,599 dollarë dhe ka një motor elektrik me fuqinë deri në 15 kuaj-fuqi.
Ai arrin një shpejtësi maksimale prej 95 km/h dhe ka një autonomi prej rreth 95 kilometrash.