Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

QKUK reagon për shkëputjen e kontratës së sigurimit fizik

Të Tjera  |  25.06.2025 Ora 7:50   

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka sqaruar se ka shkëputur kontratën për sigurimin fizik të objekteve pas një vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP). Vendimi është pranuar më 22 maj 2025, dhe kontrata është ndërprerë më 21 qershor 2025, në përputhje me obligimet ligjore.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pavarësisht kësaj ndërprerjeje, është dhënë garanci që punëtorët aktualë të sigurimit nuk do të mbesin pa punë, pasi çdo kompani që do të kontraktohet për shërbimin në të ardhmen, do të ketë obligim t’i marrë ata në staf.

Në mungesë të kontratës së re, QKUK ka nisur koordinim me Policinë e Kosovës për të siguruar pikat më të ndjeshme të Qendrës Klinike në mënyrë që të mos cenohet siguria. “Janë ndërmarrë hapa të menjëhershëm për kontratën e re, ndërkohë policia do të ndihmojë për sigurimin në 10 deri në 12 pika kryesore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Shoqata Sindikale në QKUK ka reaguar duke bërë të ditur se punëtorët janë njoftuar vetëm katër ditë më parë për shkëputjen e kontratës së punës. Kryetari i Shoqatës, Hakif Sylejmani, tha se janë takuar me drejtorin e QKUK-së, nga i cili kanë marrë garanci që punëtorët pa kontrata dhe pa uniforma do të përfshihen në marrëveshjen e re.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing