Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat

Të Tjera  |  25.06.2025 Ora 8:12   

Një studim i ri ndërkombëtar ka sjellë në pah një zbulim surprizues mbi dashurinë: meshkujt bien në dashuri pothuajse dy herë më shpejt se femrat.

Hulumtimi, i cili përfshiu 808 të rinj të moshës 18 deri 25 vjeç nga 33 shtete të ndryshme, tregon se meshkujt zakonisht ndjejnë dashurinë brenda rreth një muaji, ndërsa femrat kanë tendencë të presin deri në dy muaj para se të përjetojnë ndjenja të ngjashme.

Përveç kohës, studimi tregon edhe dallime në frekuencën e përjetimit të dashurisë: meshkujt raportuan se kanë rënë në dashuri mesatarisht 2.6 herë, ndërsa femrat 2.3 herë – një ndryshim i lehtë, por domethënës.

Megjithatë, femrat kur dashurohen, e bëjnë më thellë dhe me më shumë përkushtim emocional. Sipas të dhënave, gratë kanë prirje të përjetojnë ndjenja më të forta, të jenë më të përkushtuara dhe të kenë një lidhje më emocionale me partnerin.

Shkencëtarët shpjegojnë se këto ndryshime mund të jenë pasojë e mënyrave të ndryshme evolucionare se si meshkujt dhe femrat i qasen marrëdhënieve – meshkujt shpesh kërkojnë lidhje të menjëhershme, ndërsa femrat tregohen më të kujdesshme përpara se të përfshihen emocionalisht.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing