Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lumenjtë në Kosovë me rrjedha dukshëm më të ulëta – rrezik për furnizimin me ujë

Të Tjera  |  26.06.2025 Ora 7:44   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se lumenjtë në territorin e vendit po shënojnë rrjedha shumë më të ulëta sesa mesatarja shumëvjeçare. Kjo situatë është rezultat i mungesës së reshjeve gjatë pranverës dhe borës gjatë dimrit të kaluar.

Sipas matjeve të fundit të rrjetit shtetëror hidrometrik, gjendja më kritike është evidentuar në pellgun e Drinit të Bardhë, me fokus të veçantë në lumin Bistrica e Pejës. Edhe pse në disa raste kanë rënë reshje, ato kanë qenë të karakterit lokal dhe rrëbeshi, duke mos ndikuar ndjeshëm në sasinë e ujit në burimet kryesore.

Statistikat tregojnë një rënie të ndjeshme të prurjeve në lumin Bistrica, ku mesatarja mujore për qershor në pesë vitet e fundit ka zbritur në 4.8 m³/s, krahasuar me 7.5 m³/s gjatë periudhës 1963–2009 – që përbën një ulje prej mbi 56%.

IHMK paralajmëron se kjo rënie e vazhdueshme e niveleve ujore mund të ketë pasoja serioze gjatë muajve të verës. Ndikimet më të mundshme përfshijnë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, ndikime të mëdha në bujqësi, si dhe ulje të kapacitetit prodhues të hidrocentraleve.

Instituti apelon për monitorim të rregullt dhe planifikim strategjik të resurseve ujore për të përballuar pasojat e një thatësire të mundshme hidrologjike që po afrohet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing