Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë të ditur se çështja e vendosjes së shezllonëve në plazhe po shkon drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Në një intervistë për Debat Plus, Ndreu ka theksuar se është vendosur një formulë e re që ua jep të drejtën për vendosjen e çadrave vetëm hotelerive, sipas raportit një me dy – për çdo 50 dhoma hoteli, lejohen deri në 100 çadra.
Ndreu shtoi se aktualisht janë në fuqi disa kontrata të vjetra, por duke filluar nga viti i ardhshëm do të vendoset rregull i plotë dhe një sistem menaxhimi i kontrolluar.
Ai theksoi se bashkia e Lezhës është e vetmja në vend që ka krijuar një sistem të menaxhuar me pagesë të arsyeshme, në dallim nga zonat e tjera ku çmimet janë shumë të larta. Në Lezhë, çmimi për një shezllon sillet nga tre deri në pesë euro – në varësi të zonës – ndërsa pushuesit që dëshirojnë të përdorin çadrat e tyre, kanë mundësi të shfrytëzojnë hapësirat publike falas.