Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tesla shënon rënie rekord në shitje për tremujorin

Auto  |  03.07.2025 Ora 8:38   

Tesla ka raportuar një rënie rekord të shitjeve këtë tremujor, duke shitur 384,122 automjete, rreth 13.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është rënia më e madhe vjetore në histori për kompaninë, e cila prej vitesh ka pasur rritje të qëndrueshme.

Megjithatë, kjo shifër ishte më e mirë sesa disa projeksione më të zymta të analistëve, duke bërë që aksionet të rriten 4% pas publikimit të rezultateve.

Analistët theksojnë se aktivitetet politike të CEO-së Elon Musk, sidomos lidhjet e tij me administratën Trump, kanë nxitur protesta dhe vandalizëm në disa tregje kryesore, përfshirë SHBA-në dhe Evropën. Në të njëjtën kohë, konkurrenca nga prodhuesit kinezë, veçanërisht BYD, po e dobëson më tej pozicionin e Tesla-s. BYD raportoi 1 milion makina elektrike të shitura në gjysmën e parë të vitit, duke e tejkaluar dukshëm Teslën, e cila ka shitur rreth 721,000 njësi deri tani.

Ky është tremujori i dytë radhazi me rënie për Teslën, pas një rënie vjetore të regjistruar për herë të parë vitin e kaluar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing