Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 26°C. Megjithatë, pritet një ulje drastike e temperaturave gjatë ditës. Fillimisht, masa e ftohtë ajrore do të godasë pjesën veriore të Kosovës që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rënie drastike të temperaturave, nën 15°C.
Gjatë ditës, kjo rënie do të shtrihet edhe në drejtim të jugut, ku pritet një ndryshim i ndjeshëm dhe i shpejtë i kushteve termike, duke i dhënë fund përkohësisht stabilitetit dhe ngrohtësisë që ka mbizotëruar javëve të fundit. /MeteoKosova/