Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Situata me zjarret në Kosovë: 41 vatra të raportuara, 14 ende aktive

Vendi  |  09.07.2025 Ora 7:44   

Temperatura të larta dhe pakujdesia e qytetarëve po përkeqësojnë situatën me zjarret në Kosovë, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), zjarret janë përhapur në disa komuna të vendit. Vatrat aktive janë evidentuar në këto lokacione:

Mitrovicë: Rashan

Skenderaj: Llauzhë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq

Ferizaj: Burrnik, Nerodime

Istog: Zallq, Gusar

Podujevë: Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë

Pejë: Kryshevc

Gjakovë: Zylfaj (aktiv), Shkukez (afër lokalizimit)

AME bën të ditur se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë duke punuar intensivisht në terren, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, qytetarëve, vullnetarëve dhe strukturave komunale.

“Vërehet një ulje e intensitetit të rasteve të zjarrit krahasuar me ditën paraprake,” thuhet në njoftim.

Agjencia i bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambient të hapur dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies.

“Falënderojmë zjarrfikësit, strukturat e sigurisë dhe qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin,” përfundon komunikata e AME-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing