Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “F1: The Movie”, me Brad Pitt dhe Damson Idris në rolet kryesore, ka kaluar shifrën e 300 milionë dollarëve në arkëtimet globale për më pak se dy javë nga lansimi. Filmi debutoi më 23 qershor dhe trajton historinë e një piloti të pensionuar që rikthehet për të mentoruar një të ri në botën e garave të Formula 1.
Sipas “The Numbers”, filmi ka mbledhur 112.7 milionë dollarë në SHBA dhe 188.5 milionë ndërkombëtarisht. Me një buxhet prej 200 deri në 300 milionë dollarë dhe kosto shtesë për marketing, filmi është afër pikës së kthimit në fitim. Ky është projekti i parë i Apple Studios që arrin një sukses të tillë në kinema.