Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trump pretendon: Coca-Cola do të rikthehet te sheqeri natyral

Të Tjera  |  17.07.2025 Ora 7:47   

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën se Coca-Cola ka rënë dakord të rikthejë përdorimin e sheqerit të kallamit në pijet që prodhohen në SHBA.

Megjithatë, kompania Coca-Cola nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt këtë informacion. Në një deklaratë për media, përfaqësuesit e saj thanë se “më shumë detaje mbi produktet inovative do të ndahen së shpejti”.

Që nga viti 1980, Coca-Cola në SHBA përdor një përzierje të shurupit të misrit me përmbajtje të lartë fruktoze dhe sheqerit, për shkak të kostos më të ulët të shurupit krahasuar me sheqerin natyral. Kjo formulë ka qenë objekt kritikash nga figura si Robert F. Kennedy Jr., i cili e ka cilësuar shurupin si një nga shkaktarët kryesorë të obezitetit në vend.

Ndërkohë, disa versione të Coca-Cola, si “Mexican Coke” dhe “Kosher-for-Passover Coke”, që përmbajnë vetëm sheqer të kallamit, kanë fituar popullaritet të madh në SHBA për shkak të shijes më tradicionale.

Për momentin, as kompania Coca-Cola dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë ndonjë koment apo afat zyrtar në lidhje me ndryshimin e përbërjes së pijes ikonike.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing