Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Emma Watson i ndalohet të vozisë makinën për shkak të shpejtësisë

Sport  |  17.07.2025 Ora 8:16   

Ish-ylli i “Harry Potter”, Emma Watson, është dënuar me gjashtë muaj ndalim nga drejtimi i makinës pasi u kap duke e tejkaluar shpejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar. Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e saj si Hermione Granger, u kap duke ngarë me 38 milje në orë në një zonë me kufi 30 mph në Oxford, në korrik të vitit të kaluar.

Watson nuk ishte e pranishme në seancën gjyqësore në High Wycombe, ku iu shqiptua një gjobë prej 1,044 paundësh dhe iu shtuan tre pikë të tjera penalizuese në patentë – duke kaluar kështu kufirin prej 12 pikësh që sjell ndalimin automatik të drejtimit për gjashtë muaj.

Pak minuta më vonë, në të njëjtën gjykatë u shqyrtua një rast i ngjashëm për aktoren Zoë Wanamaker – e cila luajti Madam Hooch në filmin e parë të Harry Potter. Edhe ajo mori të njëjtin dënim pasi u kap duke ngarë me 46 mph në një zonë 40 mph.

Të dyja aktoret kishin pikë penalizuese të mëparshme dhe këto shkelje të fundit aktivizuan ndalimin e tyre. Ky rast shënon një koincidencë të pazakontë për dy ish-kolege filmike, që tashmë ndajnë edhe fatin e përbashkët në rrugët britanike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing