Një studim i ri sugjeron se nuk ka rëndësi vetëm sa lëvizni, por edhe sa intensiv është aktiviteti fizik. Sipas hulumtimit të publikuar në European Heart Journal, edhe një sasi e vogël ushtrimesh me intensitet të lartë lidhet me ulje të ndjeshme të rrezikut për disa sëmundje kronike.
Studiuesit gjetën se njerëzit që përfshinin vetëm një përqindje të vogël aktiviteti të fortë fizik kishin rrezik më të ulët për diabet tip 2, demencë, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave dhe vdekje të hershme.
Ekspertët theksojnë se aktiviteti i fuqishëm nuk do të thotë vetëm stërvitje në palestër, por edhe ecje më e shpejtë, ngjitje shkallësh apo lëvizje të shpejta gjatë ditës.
Mjekët këshillojnë që edhe disa minuta në ditë me intensitet më të lartë mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin.