Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Adam Sandler ka zbuluar se filmi i shumëpritur Happy Gilmore 2 ka pësuar ndryshime të mëdha për shkak të vdekjes së aktorit Carl Weathers, i cili ka luajtur rolin e mentorit të Happy-t në filmin origjinal të vitit 1996. Weathers ka ndërruar jetë në shkurt të këtij viti, dhe sipas Sandler, ai do të kishte një rol të madh në vazhdim.
“Na u desh të bëjmë shumë ndryshime të dhimbshme në histori. Carl ishte shumë i përfshirë dhe mezi po e prisnim projektin bashkë. Por tani, e nderuam me shumë referenca për Chubbs në film,” ka thënë Sandler për Collider.
Në versionin fillestar të filmit, Chubbs do të shfaqej në ëndrrat e Happy-t dhe djali i tij do të mbante mëri ndaj tij për vdekjen e të atit. Megjithatë, në trailerin zyrtar të publikuar, shihet se djali i Chubbs (luajtur nga Lavell Crawford) i thotë Happy-t se babai i tij e kishte për zemër, edhe pse Happy pa dashje i thyen dorën protetike gjatë takimit.
Happy Gilmore 2 do të shfaqet më 25 korrik në Netflix dhe përveç aktorëve origjinal si Julie Bowen, Ben Stiller dhe Christopher McDonald, filmi do të përfshijë edhe mysafirë të famshëm si Travis Kelce, Post Malone dhe Rory McIlroy.