Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jeff Bezos la bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Të Tjera  |  18.07.2025 Ora 16:25   
 Jeff Bezos, themeluesi i Amazon-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas dasmës madhështore në Venezia të Italisë.

Madje, pikërisht këtu ra në sy me një gjest bujarie ndaj stafit të një hoteli luksoz. Referuar burimeve të italianes, Il Gazzettino, Bezos i ka lënë një bakshish prej plot 45 mijë eurosh stafit të hotelit me shtatë yje ku qëndroi me bashkëshorten e tij të re, Lauren Sanchez, menjëherë pas dasmës.

Vetë miliarderi Bezos nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar këtë informacion, por lajmi është bërë objekt diskutimi në qytetin italian, ku qëndrimi i çiftit ka tërhequr vëmendje të madhe. Bakshishi, ndonëse i lartë për shumicën e njerëzve, përfaqëson një shumë të vogël krahasuar me koston e dasmës së çiftit, e cila raportohet të ketë kushtuar rreth 30 milion dollarë dhe u zhvillua tre javë më parë me një ceremoni të komentuar gjatë.

Me xhepa të thellë dhe “i zhytur” i tëri një jetë luksi, duket se për Jeff Bezos-in edhe gjestet “modeste” mund të bëjnë përshtypje të jashtëzakonshme. Për më tepër, ai di si të tërheqë vëmendje, madje edhe përmes pamjes së re. Pas martesës me Lauren Sanchez-in, themeluesi i Amazon-it, shfaqi një model të ri flokësh që nuk ka kaluar pa u vënë re. Në moshën 61 vjeç, sipërmarrësi, i njohur për kokën e tij të rruar që nga viti 2013, ka vendosur t’i lërë flokët të rriten, duke zbuluar një pjesë të trashë gri në anët e kokës.

Ndoshta pas Bezosit, edhe burra të tjerë do të ndjekin shembullin e tij, por kjo mbetet të shihet. Duke pasur parasysh vëmendjen që Jeff Bezos i kushton pamjes së tij fizike, shkujdesja do të ishte jashtë diskutimit. Ky ndryshim i fundit në stil mund të jetë një hap tjetër në evolucionin e vazhdueshëm estetik të manjatit, i cili nuk ka pasur kurrë frikë të rikrijojë veten. Transformimi te flokët mund të pasqyrojë kapitullin e ri në jetën me Lauren Sanchez pas martesës së tyre. Dhe kush e di, ndoshta ai do të jetë në gjendje të bindë burra të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing