Mariah Carey ka emocionuar fansat duke zbuluar se albumi i saj i shumëpritur, i 16-ti me radhë, do të marrë zyrtarisht emrin "MC16", dhe detajet do të shpallen sot të hënën, më 21 korrik 2025.
Në një video të postuar më 20 korrik në rrjetet sociale, diva e muzikës pop ndau një kolazh të albumeve të saj nga debutimi në vitin 1990 deri te “Caution” i vitit 2018, për ta mbyllur me tekstin: “MC16 – Njoftimi nesër”.
Në “Instagram Story”, ajo publikoi të njëjtin klip, i shoqëruar me një numërues që tregonte “19:06:42”.
Vetëm një ditë më parë, Carey kishte dhënë një shije të këngës së saj të re “Sugar Sweet”, një këngë me tone të lehta dhe të këndshme, të cilën e prezantoi në një video ku shihej duke gatuar në kuzhinë. Teksti i këngës përfshin vargjet: “Imma keep it nice, Imma keep it neat, Imma keep it sugar, Imma keep it sweet”.
Ndërkohë, Mariah vijon të korrë suksese edhe me hitet e mëhershme. Në qershor, kënga e saj “Fantasy” nga viti 1995 ka kaluar 500 milion dëgjime në Spotify, duke u bërë një ndër këngët më të suksesshme të saj në platformë.
“Fantasy” ishte kënga e parë nga një artiste femër që debutoi direkt në vendin e parë në Billboard Hot 100, ku qëndroi për tetë javë radhazi.
Deri më tani, Carey ka katër këngë që kanë kaluar rekorde të mëdha streaming:
1. All I Want For Christmas Is You – mbi 2 miliardë dëgjime
2. We Belong Together – mbi 777 milionë
3. Obsessed – rreth 600 milionë
4. Fantasy – tani mbi 500 milionë