Legjenda e muzikës Stevie Wonder dha një intervistë të rrallë për podcastin “Sidetracked with Annie and Nick” në BBC Sounds, duke theksuar se nuk ka ndërmend të dalë në pension.
“Nuk do të ndalem nga ky dhuratë që vazhdon të rrjedhë përmes trupit tim. Për sa kohë që mendja punon, nuk ke pse të tërhiqesh,” tha ai.
Intervista u zhvillua në prag të koncertit të tij madhështor në Hyde Park, ku Stevie u shpreh:
“Është kënaqësi të jem sërish në Angli, dhe të kem pasur një koncert edhe në Uells.”
Gjatë bisedës, ai foli me humor e pasion për projektin e ri muzikor “Through the Eyes of Wonder”, për këngët e papublikuara dhe për dashurinë e tij të pandalshme për muzikën.
“E dua muzikën. Kjo është mantra ime,” shtoi ai. “Një artist nuk ndalon së krijuari. Vazhdon për sa kohë që mund të imagjinosh.”