Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Saga legjendare “Evil Dead” po vazhdon me filmin e ardhshëm “Evil Dead Burn”, që pritet të publikohet në vitin 2026. Regjisor i këtij kapitulli të ri është Sébastien Vaniček, i njohur për horrorin francez “Infested”.
Xhirimet kanë filluar dhe filmi do të sjellë një qasje më të egër dhe brutale ndaj demonëve “Deadites”, larg humorit të zi që ka karakterizuar disa prej filmave të mëhershëm. Aktorët përfshijnë Souheila Yacoub, Hunter Doohan, Luciane Buchanan dhe Tandi Wright.
“Evil Dead Burn” është i pari nga dy projekte që janë në zhvillim në kuadër të kësaj franchise, dhe sipas regjisorit, ai synon të krijojë një film që “lëndon” – një horror i pastër, që sfidon edhe shikuesit më të fortë. Me suksesin komercial të “Evil Dead Rise”, që fitoi mbi 147 milionë dollarë, pritshmëritë janë të larta.
Ky kapitull i ri ka gjasë ta shtyjë sagën drejt një epoke edhe më të frikshme- dhe për adhuruesit e këtij zhanri, kjo është një lajm i artë.