Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"The Legend of Ochi" vjen në HBO Max më 15 gusht

Film  |  25.07.2025 Ora 8:37   

Filmi fantastiko-familjar The Legend of Ochi, nga studioja e njohur A24, do të jetë i qasshëm për shikim në HBO Max duke filluar nga 15 gushti. Filmi debutoi me një shpërndarje të kufizuar në prill dhe është vlerësuar pozitivisht nga kritika, me 75% në Rotten Tomatoes.

Regjinë e mban Isaiah Saxon, ndërsa rolin kryesor e luan Helena Zengel në rolin e Yuri, një vajzë që vendos të ndihmojë një krijesë të plagosur të quajtur ochi, përkundër frikës së komunitetit ndaj këtyre qenieve. Në film luajnë gjithashtu Finn Wolfhard, Emily Watson dhe Willem Dafoe.

Filmi është vlerësuar për efektet e jashtëzakonshme vizuale, përdorimin e kukullave realiste dhe ndjeshmërinë emocionale që përcjell. The Legend of Ochi konsiderohet një histori prekëse që tejkalon kufijtë e moshës dhe është e përshtatshme për gjithë familjen.

Ky është një projekt tjetër i guximshëm nga A24, që synon të tregojë histori të reja me qasje vizuale të rralla dhe tematika me peshë emocionale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing