Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
IKSHPK ka apeluar sërish për kujdes nga temperaturat e larta. E rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit nuk ka përjashtuar as rrezikun e shtuar të infeksioneve virale te fëmijët. Mjekët raportojnë një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve, ku fëmijët paraqiten me simptoma si diarre, të vjella, temperaturë të lartë, dhimbje fyti dhe kollë.
Specialisti i Mjekësisë Familjare në QKMF në Prishtinë, Rushit Ismajli, tha se rastet më të shpeshta janë ato me barkqitje dhe të vjella te fëmijët. Ai theksoi rëndësinë e kujdesit nga temperatura e larta.
Ismajli, shton se duhet kujdes i shtuar gjatë verës në ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit për fëmijët.
“Më së miri që të konsumohen ushqime me bazë perimesh dhe fruta të freskëta, të shmangen ushqimet me shumë kripë, yndyrë dhe sheqer, sa më shumë dietë e duhur aq më lehtë që të përballohen kjo vapë e nxehtë që ka kapluar qytetin këto ditët e fundit ”, tha ai.
Nga Klinika e Pediatrisë në QKUK u bë e ditur se edhe në Emergjencën Pediatrike është rritur fluksi i pacientëve si pasojë e temperaturave të larta. Rastet më shpeshta sipas tyre janë virozat gastrointestinale si diarre, të vjella dhe ato respiratore sikurse dhimbje fyti, kollë dhe temperaturëderi në 40°C./rtk/