Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“F1: The Movie” kalon shifrën 500 milionë dollarë në arkë

Film  |  28.07.2025 Ora 9:06   

Filmi sportiv F1: The Movie, me regji të Joseph Kosinski-t, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arkë duke kaluar 509 milionë dollarë në mbarë botën vetëm pesë javë pas premierës.

Drama e tensionuar e garave të Formula 1, me Brad Pitt në rolin kryesor dhe me aktorë si Kerry Condon, Javier Bardem dhe Damson Idris, ka arritur këtë milestone të rrallë për aktorin fitues të Oscar-it. Ky është vetëm filmi i dytë në karrierën e Pitt që e kalon shifrën e 500 milionë dollarëve, pas World War Z (2013), i cili kishte arritur 540 milionë.

Pavarësisht konkurrencës nga prodhime të mëdha verore si Jurassic World Rebirth dhe Superman, F1: The Movie ka ruajtur interes të lartë në kinema, veçanërisht në tregun ndërkombëtar. Në Kinë, shfaqja e tij është zgjatur edhe për një muaj, duke i dhënë mundësi që të rrisë edhe më shumë të ardhurat globale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing