Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbulohet emri i vërtetë i Demi Moore dhe qyteti i pazakontë ku është rritur

Film  |  29.07.2025 Ora 16:52   

Fansat e Demi Moore janë befasuar kur kanë mësuar se emri i saj i lindjes është Demi Gene Guynes, dhe se është rritur në Roswell, New Mexico, qyteti i njohur për incidentin famëkeq të UFO-ve në vitin 1947.

Ajo mori mbiemrin Moore pas martesës me muzikantin Freddy Moore në vitin 1979.

Aktorja e famshme, e cila së fundmi u rikthye në vëmendje me një performancë të nominuar për Oscar në filmin The Substance, ka pasur një fëmijëri të trazuar, shkruan DailyMail.
 

Ajo mësoi në moshën 13-vjeçare se Dan Guynes, burri që e kishte rritur, nuk ishte babai i saj biologjik. Babai i vërtetë, një pilot i Forcave Ajrore, e kishte braktisur nënën e saj para lindjes së Demit.

Demi e nisi karrierën si modele dhe aktore në West Hollywood që në adoleshencë, dhe roli i saj në telenovelën General Hospital u bë hapi i parë drejt suksesit.

Ajo kujton se u ndje “e tmerruar” kur hyri në botën e televizionit, por shpejt kuptoi se mund të jetonte nga aktrimi, një pasion që e kishte ndjekur që e vogël.

Tani, pas dekadash në industrinë e filmit, Moore thotë se ndihet më e lirë dhe e pranuar se kurrë më parë. “Është vendi më i çliruar ku kam qenë ndonjëherë,” ka deklaruar ajo së fundmi.

 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing