Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin 'Booking'

Bota  |  07.08.2025 Ora 16:39   
Më shumë se 10.000 hotele në Evropë i janë bashkuar një padie kolektive kundër platformës së rezervimeve online “Booking”, duke argumentuar se kompania për vite me radhë ka kufizuar mundësinë e hotelierive për të ofruar çmime më të ulëta për shërbimet e tyre në kanale të tjera shitjeje.

Padia, që pritet të jetë një nga më të mëdhatë e ngritura ndonjëherë në sektorin evropian të mikpritjes, mbështetet gjithashtu nga 30 shoqata kombëtare hoteliere, përfshirë atë britanike, shkruan The Guardian.

"Hotelieritë evropianë kanë vuajtur për vite me radhë nga kushtet e padrejta dhe kostot e tepërta. Tani është momenti të luftojmë së bashku për kompensim", tha Aleksandros Vasilikos, kryetar i Shoqatës Evropiane të Industrisë Hoteliere “Hotrek”, e cila ka ngritur padinë kolektive.

Pretendohet se premtimi i “çmimit më të mirë” në Booking.com u nxor nga hotelet nën presion të madh për të mos ofruar dhoma me çmime më të ulëta në platforma të tjera, përfshirë faqet e tyre të internetit. Padia, të cilën ekspertët thonë se do të jetë një betejë e vështirë, kërkon dëmshpërblim për periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2024, kur Booking.com hoqi klauzolën e çmimit më të mirë për t'u përputhur me Aktin e Tregjeve Dixhitale të BE-së.

Në korrik, kompania “Booking” me seli në Amsterdam i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se beson që bëhet fjalë për një “interpretim të gabuar të vendimeve të mëparshme gjyqësore”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing