Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Film  |  12.08.2025 Ora 10:48   

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, me rrëfimin e mbijetuares së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze e Japonisë.

Projekti, i realizuar këtë vit nga transmetuesi publik japonez NHK, u vlerësua në mesin e mbi 200 projekteve konkurruese.

Vasfije Krasniqi, e cila ishte pjesë e dokumentarit, e përshkroi këtë çmim jo thjesht si një trofe, por si një dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet dhe guxim.

“Është ndjenjë e veçantë kur e vërteta e dhimbjes sonë arrin të prekë zemrën e një vendi aq larg si Japonia.Për mua është nder që përvoja dhe fjala ime u bënë pjesë e këtij rrëfimi që sot inkurajon edhe të tjerët të flasin. Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në Facebook.

 
 

 

 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing