Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mark Zuckerberg zemëron fqinjët: Na ka pushtuar lagjen

Të Tjera  |  12.08.2025 Ora 16:39   
Për vite me radhë, Crescent Park i Palo Altos ishte një kartolinë e lumturisë periferike të Kalifornisë - rrugë të mbuluara me gjethe, festa në lagje dhe fëmijë që ngasin biçikleta pa shqetësime. Tani, banorët thonë se lagjja e tyre dikur idilike është shndërruar në një Monopol të vërtetë për njeriun e fuqishëm të kompanisë "Meta", Mark Zuckerberg, që blen gjithçka që i del përpara.

Që nga mbërritja në vitin 2011, miliarderi dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, kanë grumbulluar të paktën 11 prona përgjatë Edgewood Street dhe Hamilton Avenue, duke shpenzuar më shumë se 110 milionë dollarë.

Pesë shtëpi u përfshinë në një kompleks të gjerë privat për çiftin dhe tre vajzat e tyre, të kompletuar me shtëpi mysafirësh dhe kopshte të harlisura. Zgjerimi 14-vjeçar i Mark Zuckerberg në Crescent Park të Palo Altos ka transformuar një lagje dikur të qetë dhe të lidhur ngushtë në një enklavë të rrethuar miliarderësh.

Strukturat aty pranë shërbejnë si një qendër argëtimi, një vend për aktivitete në natyrë dhe - në mënyrë kontroverse - një shkollë private pa licencë për 14 fëmijë, një përdorim që nuk lejohet sipas kodit të qytetit. Në mes të kompleksit ndodhet një statujë argjendi 2.8 metra e lartë e Chan, e porositur nga Zuckerberg, ndërsa poshtë saj shtrihen disa hektarë hapësirë nëntokësore që fqinjët i quajnë bunkerë.

Tetë vjet ndërtime të vazhdueshme i kanë mbushur rrugët me pajisje të rënda, rrugë të bllokuara dhe pasqyra të thyera nga makinat e parkuara. Mbikëqyrja e vazhdueshme është një tjetër çështje. Fqinjët raportojnë se kamerat e komplekeseve të Zuckerberg janë drejtuar nga oborret e tyre, duke u filmuar edhe vizitorët.

“Asnjë lagje nuk dëshiron të pushtohet”, tha për Times Michael Kieschnick, shtëpia e të cilit në Hamilton Avenue kufizohet me pronat e Zuckerberg nga tre anët.

“Por kjo është pikërisht ajo që kanë bërë. Ata kanë pushtuar lagjen tonë.”
Zgjerimi 14-vjeçar i "lagjes Zuckerberg"

 

Të dhënat e qytetit tregojnë se 56 leje janë miratuar për pronat në pronësi të “Z. Facebook” që kur ai u zhvendos. Kritikët akuzojnë zyrtarët vendorë se i kanë bërë qejfin gjigantit të teknologjisë. Në një rast, policia ngriti një kordon sigurie për disa orë në mënyrë që familja të mund të organizonte një barbeque të mërkurën në mbrëmje.

Zemërimi filloi të vlonte në vitin 2016, kur Zuckerberg u përpoq të shembte katër shtëpi fqinje dhe t'i zëvendësonte ato me shtëpi më të vogla dhe bodrume të mëdha. Bordi i Rishikimit Arkitektonik e hodhi poshtë propozimin, por ndërtimi vazhdoi pak nga pak, duke shmangur një seancë tjetër dëgjimore publike.

Greer Stone, një anëtar i Këshillit të Qytetit të Palo Altos, tha se miliarderi gjen boshllëqe në ligjet lokale, duke shtuar: Ne kurrë nuk duhet të bëhemi një qytet i rrethuar dhe i praruar në një kodër ku njerëzit nuk i njohin fqinjët e tyre.

Zëdhënësi i Zuckerbergut, Aaron McLear, i tha New York Post se çifti ka ndërmarrë një sërë hapash për të shmangur shqetësimin në lagje. Ai përmendi kërcënime si arsye për masat mbrojtëse që ka marrë dhe mohoi se kamerat kishin filmuar fqinjët e tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing