Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elon Musk premton nga një aksion të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Të Tjera  |  20.10.2026 Ora 7:45   

Miliarderi amerikan Elon Musk ka deklaruar se vitin e ardhshëm synon t’i japë nga një aksion të kompanisë SpaceX çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vitin e ardhshëm, do t’i jap një nga aksionet e mia të SpaceX çdo fëmije në Amerikë. Ky do të jetë hapi i parë nga shumë të tjerë”, ka shkruar Musk në rrjetin social X.

Sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, në vend jetojnë rreth 73 milionë persona nën moshën 18-vjeçare. Me çmimin e fundit të raportuar prej rreth 146 dollarësh për aksion, vlera e mundshme e kësaj nisme do të arrinte afërsisht 10.7 miliardë dollarë.

Megjithatë, Musk nuk ka dhënë detaje se si do të shpërndahen aksionet dhe nëse të gjithë fëmijët do të përfitojnë.

Njoftimi vjen pasi kompania e inteligjencës artificiale Anthropic bëri të ditur se do të ndajë të paktën 5 për qind të aksioneve të saj për një fond që do të mbështesë kauza shoqërore, përfshirë përballimin e ndikimit të inteligjencës artificiale në vendet e punës.

Edhe presidentja e SpaceX, Gwynne Shotwell, dhe bashkëshorti i saj kanë premtuar më herët nga një aksion për rreth dy milionë fëmijë të regjistruar në një program të posaçëm, me përparësi për familjet me të ardhura më të ulëta dhe fëmijët në Teksas.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing