Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Johnny Depp mund të rikthehet si Kapiten Jack Sparrow në “Pirates of the Caribbean 6”

Film  |  13.08.2025 Ora 9:51   
Produsenti i Pirates of the Caribbean, Jerry Bruckheimer, thotë se Johnny Depp mund të rikthehet si Kapiten Jack Sparrow në të gjashtin e serisë, varësisht nga skenari.

Bruckheimer zbuloi se ka biseduar me Depp dhe beson se ai do të pranojë rolin “nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar pjesa”, duke vënë në dukje se interpretimi unik i aktorit për Jack Sparrow — i frymëzuar nga Pepé Le Pew dhe Keith Richards — nuk ishte pjesë e origjinalit, por kreacion i tij.

Filmi i ardhshëm planifikohet si një reboot, i pari që nga Dead Men Tell No Tales i vitit 2017, megjithëse Bruckheimer thotë se do të përfshinte Depp nëse do të ishte zgjedhja e tij. Skenari është ende në zhvillim, por diskutimet për një film të ri kanë nisur që nga viti 2019. Rikthimi i mundshëm i Depp do të shënonte paraqitjen e tij të parë në seri që nga përplasjeja me Disney pas konflikteve ligjore me ish-gruan Amber Heard.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing