Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Deadpool, i luajtur nga Ryan Reynolds, ka kaluar një rrugë të gjatë që prej paraqitjes së tij të parë në X-Men Origins: Wolverine para 16 vitesh.
Pas aventurave me Negasonic Teenage Warhead dhe Colossus në Deadpool, pjesëmarrjes në X-Force në Deadpool 2 dhe bashkimit me Wolverine, Gambit dhe ekipin e Foxverse në debutimin e tij në MCU me Deadpool & Wolverine, duket se personazhi po përgatitet për hapin e radhës.
Një postim i fundit në Instagram nga Reynolds ka shtuar zërat se “Merc With A Mouth” mund të shfaqet për herë të parë përkrah Avengers në filmin e ardhshëm Avengers: Doomsday.
Marvel ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm, por fansat janë të etur të shohin nëse kjo bashkim do të bëhet realitet.