Vetëm 21 vjeç, studentja britanike e fizikës, Zara Lachlan, ka bërë histori duke u bërë gruaja e parë që lundron e vetme, pa mbështetje dhe pa ndalesa, nga kontinenti evropian drejt kontinentit të Amerikës së Jugut – një udhëtim prej 3,794 miljesh detare (7,026 km), që e përfundoi për 97 ditë.
Zara nisi udhëtimin nga Portimão, Portugali, dhe e përfundoi në Georgetown, Guajana, duke përballuar stuhi të mëdha, vapë përvëluese dhe madje edhe peshkaqenë që e ndiqnin varkën. Javë të tëra me mungesë gjumi i shkaktuan halucinacione, ndërsa lëndimet nga rremimi i vazhdueshëm e çuan në kufijtë e durimit fizik dhe mendor. Megjithatë, milje pas milje, ajo vazhdoi – e vetme në mes të oqeanit.
Me mbërritjen e saj në Amerikën e Jugut, Zara jo vetëm që përfundoi një nga sfidat më të mëdha detare, por siguroi edhe tre rekorde Guinness:
- Gruaja e parë që përfundon këtë itinerar vetëm
2 . Personi më i ri që e realizon këtë rruge me varkë
3. Rremimi më i shpejtë, i vetëm, nga Evropa drejt Amerikës së Jugut