Vetëm 2 cm i gjatë, pistol shrimp mban rekordin si kafsha më e zhurmshme në planet. Me një mbyllje të rrufeshme të kthetrës, ai krijon një flluskë që shpërthen me një zhurmë prej 230 decibelësh — më e lartë se një shpërthim supersonik apo të shtënat me armë, sipas Pubity.
Për një çast të shkurtër, kjo flluskë që kolapson gjeneron edhe temperaturë ekstreme rreth 4,400°C – gati sa sipërfaqja e diellit.
Ky kombinim vdekjeprurës trondit ose vret menjëherë prenë, duke e bërë këtë krijesë të vogël një grabitqar të frikshëm nën ujë.