Një masazh i shkurtër prej vetëm 10 minutash nga partneri mund të ketë efekt të menjëhershëm në uljen e stresit, duke reduktuar nivelin e kortizolit deri në 25% dhe duke aktivizuar sistemin nervor parasimpatik – mekanizmi natyror i trupit për qetësim dhe relaks.
Studimet tregojnë se edhe një kontakt i butë fizik mund të stimulojë përgjigjen “pushim” të trupit.
Masazhet përmirësojnë gjithashtu variabilitetin e rrahjeve të zemrës (HRV), një tregues kyç i relaksimit, dhe sjellin përfitime të dukshme si ulja e rrahjeve të zemrës dhe përmirësimi i gjendjes psikologjike.