Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Android së shpejti do të bëhet më i mirë në ruajtjen e “kopjeve rezervë të të dhënave tuaja”

Teknologji  |  19.08.2025 Ora 16:31   

Google po punon për të zgjeruar kapacitetet e backup-it në Android.

Një analizë e versionit beta të Google Play Services 26.32.31 tregon se mund të vijë një opsion i ri për të ruajtur më shumë të dhëna të telefonit në cloud.

Aktualisht, backup-i automatik online ruan kryesisht fotot, videot, disa të dhëna të përdoruesit dhe konfigurimet, por jo gjithçka. Disa aplikacione kanë të dhëna të koduara që nuk mund të ruhen, dhe nuk ka mundësi të ruhet direkt përmbajtja e folderëve si “Downloads”.

Por sipas kodit të versionit beta, duket se Google po zhvillon një mënyrë për të backup-u folder-in “Downloads” dhe ndoshta edhe të tjerë.

Gjithçka do të ngarkohet në Google Drive, ndërsa një referencë tek “documents” sugjeron se mund të zgjidhen vetëm lloje të caktuara skedarësh.

Pavarësisht detajeve, është e qartë se Google po punon për opsione të reja backup-i, dhe së shpejti mund të dimë më shumë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing