Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka njoftuar se do të ndajë 5% të aksioneve të saj për një fond që do të financojë iniciativa në të mirë të publikut.
Fondi i propozuar, i quajtur “Anthropic Public Benefit Fund”, synon të mbështesë organizatat jofitimprurëse dhe përpjekjet për të adresuar ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës. Kompania bëri të ditur se fondi mund të marrë edhe 2% të tjera të aksioneve, nëse këtë e miraton bordi i saj.
Njoftimi vjen në kohën kur Anthropic po përgatitet për një ofertë të mundshme publike të aksioneve, e cila mund ta vlerësojë kompaninë në më shumë se një trilion dollarë.
Industria e inteligjencës artificiale po përballet me shqetësime në rritje për sigurinë e teknologjisë dhe ndikimin e saj në shoqëri dhe ekonomi. Sipas një studimi të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2024, rreth 40% e vendeve të punës në botë mund të ndikohen nga inteligjenca artificiale.
Ndërkohë, miliarderi Elon Musk reagoi ndaj njoftimit duke sugjeruar që aksionet t'u jepen drejtpërdrejt qytetarëve.
Anthropic është zhvilluesi i chatbot-it Claude dhe një nga kompanitë kryesore në industrinë e inteligjencës artificiale.