Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbuloni sakrificën që i është dashur të bëjë aktores Mila Kunis për një rol!

Film  |  19.08.2025 Ora 17:09   

Aktorja Mila Kunis refuzoi në mënyrë ekstreme zakonet e saj ushqimore gjatë xhirimeve të trilerit psikologjik “Blavk Swan”. “Përgatitja ime konsistonte në shumë vallëzim dhe shumë pak ushqim, e di që nuk duhet ta thuash, por është e vërteta,”-tha aktorja për Vogue, në një intervistë të përbashkët me bashkë-protagonisten e saj në filmin e vitit 2010, Natalie Portman.

“Pija shumë supë dhe vallëzoja 12 orë në ditë,” shtoi ajo. Kunis, tani 42 vjeçe, tregoi se ajo dhe Portman, që luanin rolet e balerinave profesioniste, kishin menduar fillimisht se do të kishin vetëm tre muaj për t’u përgatitur për rolet e tyre fizikisht kërkuese. Megjithatë, pasi producentët humbën një pjesë të financimit, projekti u zgjat në gjashtë muaj ndërsa Darren Aronofsky, regjisori i filmit kërkonte fonde”. “Ishte një situatë e keqe për Darren, por unë dhe Nat ishim të lumtura, sepse kishim tre muaj shtesë për të ushtruar vallëzimin,”-tha aktorja e njohur nga “That ’70s Show.” Kunis e cila luante personazhin Lily, që përfaqësonte “Black Swan” ndau gjithashtu disa nga efektet fizike të rënda që pati si pasojë e skenave intensive të vallëzimit.

“Xhironim ato skena për orë të tëra dhe unë kisha mavijosje në gjithë brinjët, vetëm nga ngritjet që përsëriteshin vazhdimisht. Gjithashtu, e kam thyer krahun që në fillim të xhirimeve dhe mendova se isha e mbaruar, por Darren më çoi te një akupunkturist dhe për çudi, dola krejt në rregull”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing