Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbulohen mesazhet shqetësuese mes doktorëve të lidhur me vdekjen e Matthew Perry

Film  |  19.08.2025 Ora 17:30   

Avokati që po udhëheq hetimet mbi vdekjen e aktorit Matthew Perry ka folur për mesazhet ‘shqetësuese’ që dy doktorë të akuzuar për rastin i kanë dërguar njëri-tjetrit.

Matthew, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023.

Vdekja e tij u shkaktua nga ‘efektet akute të ketaminës’.

Mësohet se Perry po ndiqte terapi me ketaminë për trajtimin e depresionit dhe ankthit, por drogat e konsumuar para vdekjes nuk kishin lidhje me trajtimin.

Pesë persona u arrestuan dhe akuzuan lidhur me vdekjen e aktorit, përfshirë doktorët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët pranuan fajësinë për furnizimin me ketaminë.

Në mesazhet e tyre të zbuluara më vonë, doktorët diskutonin për shitjen e ketaminës te Perry dhe çmimin që do t’i kërkonin.
Në një nga mesazhet, Plasencia shkruante: “Pyetem sa do të paguajë ky budalla” dhe “Le ta zbulojmë”.

Avokati Martin Estrada në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy” tha se këto mesazhe tregojnë qartë se ata e shihnin situatën si një mundësi për të fituar para.

Gjithashtu, asistenti personal i Perryt, Kenneth Iwamasa, dhe Erik Fleming kanë pranuar fajin për përfshirje në shpërndarjen e ketaminës që çoi në vdekjen e aktorit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing